LAJMI I FUNDIT:

Toure nuk largohet në janar nga City, në verë do të transferohet në New York

Toure nuk largohet në janar nga City, në verë do të transferohet në New York
MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 14: Yaya Toure of Manchester City beats Darren Fletcher of Stoke City during the Premier League match between Manchester City and Stoke City at Etihad Stadium on October 14, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Yaya Toure ka vendosur të qëndrojë te Manchester City deri në fund të stinorit.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pasur hapësirat e duhura në kampionatin anglez.

Ai ka luajtur vetëm në tri takime dhe në të tria ndeshjet është futur nga banka rezervë.


Por agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë deri në verë te City.

Dëshira e Toures është të fitojë kampionatin anglez për herë të tretë me Cityn.

(Foto /Getty Images)

“Toure nuk do të largohet gjatë janarit edhe pse ka luajtur pak. Ai dëshiron ta fitojë për herë të tretë titullin në Angli”, ka thënë Seluk.

Por agjenti i lojtarit ka konfirmuar se afrikani në verë do t’i bashkohet kampionatin amerikan MLS.

“Në verë ai do të largohet në drejtim të MLS. Me shumë mundësi do të nënshkruajë me New York Cityn”, ka thënë Seluk.

Toure iu bashkua Cityt në vitin 2010 nga gjiganti spanjoll Barcelona. /Telegrafi/