LAJMI I FUNDIT:

Blero dhe Afrona dhurojnë puthje pasionante në New York (Foto)

Blero dhe Afrona dhurojnë puthje pasionante në New York (Foto)

Këngëtari Blero dhe e fejuara e tij, Afrona Dika, aktualisht janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në New York.

Ata kanë realizuar edhe një set të ri fotografik te Fadil Berisha, ndërsa po shijojnë së bashku periudhën e fundvitit në qytetin e dritave.

Çifti kanë ndarë me fansat disa imazhe në rrjetet sociale, përmes së cilave kanë treguar për çastet e bukura që po i shijojnë me njëri-tjetrin.


Së fundmi, Afrona ka qenë ajo e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet duke i dhënë një puthje pasiononte të fejuarit të saj.

Ata kanë shijuar panoramën e bukur që ofron qyteti i New Yorkut, ndërsa kanë shkëmbyer puthje e përqafime vazhdimisht.

Këto imazhe janë pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga ndjekësit e tyre. /Telegrafi/