LAJMI I FUNDIT:

“Zanco Tiny T1”, telefoni më i vogël në botë

“Zanco Tiny T1”, telefoni më i vogël në botë

“Zanco Tiny T1” peshon 13 gramë, ka një ekran prej 12.5 milimetrash dhe kushton 46 dollarë, shkruan Telegrafi.

Nuk është telefon i mençur, kryen vetëm telefonata dhe dërgon mesazhe me tekst. Ruan deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte. Ka një portë USB dhe një nano kartë. Bateria prej 200 mAH mund të zgjasë deri në tri ditë dhe punon vetëm me rrjet 2G.

Pretendohet të kthehet në mjetin që të gjithë duam ta kemi për vitin 2018. Përpara se ta blini këtë telefon sigurohuni nëse keni rrjet 2G në vendin tuaj. /Telegrafi/