LAJMI I FUNDIT:

Zaev kërkon të publikohet i tërë video materiali që duhet të përdoret si dëshmi ndaj tij

Zaev kërkon të publikohet i tërë video materiali që duhet të përdoret si dëshmi ndaj tij

Në Gjykatën e Shkupit u shty seanca kundër kryeministrit Zoran Zaev, i cili akuzohet për korrupsion në lëndën ”Ryshfeti”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Makfax citon Zaevin të ketë deklaruar se ka funksion të lartë, është i bindur në pafajsinë e tij, duke shprehur edhe një kërkesë rreth akuzës.

Zaev kërkon që të publikohet e tërë videoja ku thuhet se ai kërkon para për shitjen e një ngastre në komunën e Strumicës.


Seanca u shty për më 29 janar, kurse Gjykata e Apelit do të vendos nëse kjo video do të mund të përdoret si dëshmi./Telegrafi/