LAJMI I FUNDIT:

Blero i gëzohet fitores së bujshme të Barcelonës ndaj Real Madridit (Foto)

Blero i gëzohet fitores së bujshme të Barcelonës ndaj Real Madridit (Foto)

El Clasicon e 270 e ka fituar skuadra mysafire e Barcelonës.

Kësaj fitore i janë gëzuar shumë prej fansave të zjarrtë të ekipit të Barcelonës, në mesin e tyre edhe shumë prej figurave publike.

Këngëtari Blero, i cili ka treguar gjithmonë se është një fans i zjarrtë i këtij ekipi, ka publikuar disa imazhe në Instagram, përmes së cilave ka treguar gëzimin e fitores ndaj Realit, 3 me 0.


“Të dua Barcelona ime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e një fotografie të ekipit, të hedhur në InstaStory,

Por, ai nuk është ndalur me kaq, teksa vetëm pak minuta më vonë publikoi edhe një fotografi të Lionel Messit në Instagram, me mbishrkimin “The King (Mbreti)”.

https://www.instagram.com/p/BdDChdAFYiJ

Ndërkohë, për ekipin kundërshtar, atë të Real Madridit, Blero ka publikuar një imazh satirik, ku shfaqen disa femra të mbuluara nga turpi, ndërsa në veshjet e tyre, shihet e vendosur logoja e ekipit të Realit.

Këngëtari Muharremi ka treguar gjithmonë se është shumë i dhënë pas futbollit, dhe ndjek me rregull çdo ndeshje të ekipit të tij të zemrës. /Telegrafi/