LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon rivarrosjen e kolonel Ahmet Krasniqit në 20 vjetorin e vrasjes së tij

LDK kërkon rivarrosjen e kolonel Ahmet Krasniqit në 20 vjetorin e vrasjes së tij

Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, Anton Quni, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj, me kërkesë të familjes Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, sot i dorëzuan Ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha, kërkesën për fillimin e procedurave për rivarrosjen e ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit me rastin e 20 vjetorit të vrasjes së tij.

“Ministri i FSK-së, z. Berisha i falënderoi deputetët për besimin, duke shprehur edhe respektin e tij si bashkëluftëtar i Kolonel Ahmet Krasniqit dhe u zotua se menjëherë do të nisë procedurat për organizimin e të gjitha ceremonive shtetërore në Republikën e Kosovës dhe në atë të Shqipërisë, që do të kulmojnë me ceremoninë kryesore, atë të rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqit, me 21 shtator 2018 në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.


Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi është dekoruar me urdhërat më të lartë të të dy shteteve, “Hero i Kosovës” dhe “Urdhëri Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, për meritat e tij të veçanta dhe kontributin historik për liri dhe pavarësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori