LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo dhe Kroos thyejnë një rekord

Ronaldo dhe Kroos thyejnë një rekord

Real Madrid është shpallur tashmë kampion i Botës.

Madrilenët triumfuan në finale të kampionatit botëror për klube ndaj Gremios me rezultat 1-0.


Los Blancos fituan në saje të një super goli të Cristiano Ronaldos të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Pos kësaj arritje, Ronaldo dhe Toni Kross kanë thyer një rekord sa i përket kësaj gare.

Dyshja ka më së shumti trofe të fituar në histori të Kupës së Botës për Klube.

Cristiano e kishte fituar më parë një herë me Manchester Unitedin ndërsa tre trofe i ka me Realin.

Ndërsa Kroos gjithashtu trofeun e parë e kishte fituar me Bayernin në vitin 2013, pastaj me Real Madridin gjatë 2014, 2016 dhe 2017.

Vlen të theksohet se pas tyre vijnë lojtarë të tillë si Cafu, Maldini, Iniesta, Alves, Pique, Messi dhe Busquets që e kanë fituar nga tre herë në karrierën e tyre këtë trofe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori