LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Rama: Përparojmë marrëdhëniet edhe përmes kujdesit për pakicat

Zaev-Rama: Përparojmë marrëdhëniet edhe përmes kujdesit për pakicat

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev me homologun e tij shqiptar, Edi Rama sot ishin për vizitë në komunën e Pustecit në Shqipëri, ku u takuan me banorët e kësaj komune, u njohën me kërkesat e tyre dhe realizuan më shumë aktivitete të përbashkëta.

Siç informuan nga shërbimi për media i Qeverisë, dy kryeministrat së pari kanë biseduar me udhëheqësit, mësimdhënësit dhe nxënësit në njërën nga shkollat në këtë komunë, SH.M.”Trajan Gjorgjioski dhe Mitre Kolveski”.


Në takimin me kryeministrat e dy vendeve, nxënësit i përshëndetën me recitime në gjuhën maqedone dhe shqipe, ku më pas kryeministri Zaev dhuroi libra dhe materiale pune për nxënësit, gjë që e bënë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Më pas kryeministrat realizuan takim të përbashkët edhe me përfaqësuesit e komunës, zëvendës kryetarin dhe këshilltarët, të cilët i shpalosën prioritetet tek të cilët presin përkrahje.

Zaev shprehu falënderimet e tij deri te kryeministri Rama për kujdesin që po tregon për qytetarët me prejardhje kombëtare maqedonase në Shqipëri.

“Kjo është mënyra se si duhet t’i hapim dhe t’i zgjidhim çështjet. Prania e dy krerëve të ekzekutivit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, këtu në Pustec është me domethënie të madhe simbolike për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, sepse vetë pakicat janë ura lidhëse e këtij bashkëpunimi dhe kujdesi për ta është me rëndësi të madhe”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori