LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e pestë e Shoqatës së përkthyesve të Maqedonisë

Konferenca e pestë e Shoqatës së përkthyesve të Maqedonisë

Shoqata e përkthyesve dhe interpretuesve e Republikës së Maqedonisë (SHPRM) sot do ta mbajë konferencën e pestë në të cilën do të përfshihen tema të cilat, sipas anëtarëve të SHPRM-së, janë me interes të veçantë dhe të dobishme për të gjithë profesionistët nga veprimtaria e përkthimit, për shfrytëzuesit e shërbimeve të përkthimit dhe për opinionin.

Tema të konferencës janë “Përkthimi letrar – kurthet në shoqëri, kulturë dhe praktikë: propozimi për Marrëveshje autoriale dhe mundësitë për mbështetje financiare të përkthimit”, “Interpretimi në bashkësi – kategorizim i ri, sfida të reja”, “Sfidat gjatë përkthimit të dokumenteve gjyqësore dhe obligimet dhe detyrat gjatë interpretimit në sallë të gjyqit”.


Me lektorët e gjuhës shqipe dhe maqedonase, ndërkaq, do të bisedohet në temën “Llojet e reja të komunikimit dhe sfidat për ruajtje dhe modernizim të gjuhës shqipe dhe maqedonase”.  Konferenca, e cila do të mbahet prej orës 10:00 në Odën ekonomike të Maqedonisë, do të fillojë me nderimin e përkthyesit të vdekur para kohe, Ognen Çemerski dhe me fjalim hyrës të kryetares së SHPRM-së, Ognena Nikuljski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori