LAJMI I FUNDIT:

Kopac kërkon nga deputetët ta funksionalizojnë Bordin e ZRRE-së

Kopac kërkon nga deputetët ta funksionalizojnë Bordin e ZRRE-së

Janez Kopac përfaqësues i Sekretariatit të Komunitetit për Energji ka marrë pjesë sot në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, i cili ka thënë se Kosova është një anëtar dhe partner i tyre me të drejta të barabarta.

Ai i ka njoftuar deputetët se Sekretariati është themeluar para 12 vjetëve e cila ka për qëllim integrimin e tregut dhe mundësinë e investimeve për energji. BE ka një rol të rëndësishme në këtë sekretariat ku mbulon mbi 90 për qind të shpenzimeve.

Kopac ka folur edhe për direktivat dhe kornizat ligjore.


Objektivi kryesor i Komunitetit të Energjisë është sipas tij është shtrirja e rregullave dhe parimeve të brendshme të BE për energjinë në vendet e Evropës

Juglindore, rajonin e Detit të Zi dhe me gjerë në bazë të një kornize ligjërisht të detyrueshme.

“ZRRE tash e sa muaj është jo funksional dhe ju si deputetë duhet të angazhoheni fuqishëm ta bëni funksional, sepse mund të ketë pasoja për vendin tuaj”, ka thënë Kopac.

Sepse sipas tij, rregullatori është mjaft i rëndësishëm, ngase tregu i energjisë nuk mund jetë efikas pa rregullator, andaj duhet tejkaluar këtë bllokadë.

Ai tutje ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet finalizuar kornizën ligjore për energji. Sipas tij, Kosova e ka problemin më të madh sepse është prodhues i energjisë vetëm nga thëngjilli, ndërsa Shqipëria ka problem, sepse është prodhues së energjisë me hidroenergji.

Kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala ka thënë se problem dhe sfidë është mungesa e bordit të ZRRE, por tha së është në proces përzgjedhja e bordit nga

Qeveria dhe shumë shpejt pritet të sillet raporti me emra për ta shqyrtuar dhe miratuar sa më shpejt.

Komuniteti për Energji është një organizatë ndërkombëtare e cila bashkon Bashkimin Evropian dhe fqinjët e vet, për të krijuar një treg të integruar evropian të energjisë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori