LAJMI I FUNDIT:

Zendeli: Nuk kemi ftesë për të hy në Qeveri

Zendeli: Nuk kemi ftesë për të hy në Qeveri

Përmes një konference për shtyp, Lëvitja Besa ka bërë të ditur se nuk do të merr pjesë në debatin për ligjin për gjuhët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky hap vjen pas mosdhënies së fjalës për këta deputetë nga ana e Artan Grubit, deputet i BDI-së dhe udhëheqës i Komisionit për çështje evropiane.

Deputeti Fadil Zendeli sqaroi se pas refuzimit të amandamentit të mbrëmshëm, nuk do të marrin pjesë në replika dhe kundërreplika. Ai theksoi se tani për tani Besa nuk ka ftesë për të qenë pjesë e Qeverisë./Telegrafi/