LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Gjykatat janë nën trysni, nuk ndajnë drejtësi

OBRM-PDUKM: Gjykatat janë nën trysni, nuk ndajnë drejtësi

Edhe njëherë, OBRM-PDUKM-ja ka reaguar kundër vendimeve të Gjykatës së Apelit për të vërtetuar paraburgimin e të akuzuarve për terrorizëm për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas tyre, paraburgimi i patriotiëve maqedonas është një shembull klasik i ndjekjes politike përmes rasteve të montuara gjyqësore, duke paralajmëruar kështu protestën e rradhës për në ora 18:00 para Ministrisë së Drejtësisë.

OBRM-PDUKM-ja deklaron se Gjykata e Apelit është nën trysni të madhe dhe nuk sjell drejtësi në bazë të argumenteve. Në përgjithsi, sipas kësaj partie, gjykatat nuk vendosin drejtësi sipas ligjit, por sipas diktatit të juntës./Telegrafi/