LAJMI I FUNDIT:

Haley: Vendimi i Trump për Jerusalemin, avancon procesin e paqes në Lindjen e Mesme!

Haley: Vendimi i Trump për Jerusalemin, avancon procesin e paqes në Lindjen e Mesme!

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, theksoi sot se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së do të ndihmonte procesin e paqen në Lindjen e Mesme.

“Mendoj se kjo do të avanconte gjërat për procesin e paqes”, konfirmoi Haley për stacionin televiziv CNN.


“Trump ka përmbushur vullnetin e popullit amerikan”, shtoi ajo, duke iu referuar një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 1995, aplikimi i të cilit është shtyrë nga presidentët paraardhës.

Ky tekst kërkon zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jeruzalem, “kryeqytet i Shtetit të Izraelit”.

Dhjetëra mijëra manifestues kanë dalë edhe sot në rrugë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën për të protestuar kundër vendimit të Trump, njoftuar të mërkurën.

“Përsa i përket pakënaqësive, ne e dinim se kjo do të ndodhte. Por, guximi është origjina. Kur ju merrni një vendim, e dini se disa do e konsiderojnë negativisht dhe disa e konsiderojnë pozitivisht”, theksoi Haley. “Pas 22 vitesh shtyrje, presidenti mendoi se ishte koha për të provuar të avancojmë gjërat”.

“Tashmë, izrealitët dhe palestinezët mund të bashkohen për të vendosur për kufijtë, u përket atyre për të vendosur limitet dhe për të diskutuar se çfarë dëshirojnë që Jeruzalemi të bëhet”, nënvizoi ambasadorja amerikane në OKB.

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori