LAJMI I FUNDIT:

Hazard ia mbyllë dyert Realit: Nuk largohem nga Chelsea, jam i lumtur në Londër

Hazard ia mbyllë dyert Realit: Nuk largohem nga Chelsea, jam i lumtur në Londër
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 18: Eden Hazard of Chelsea celebrates scoring his sides second goal during the UEFA Champions League group C match between Chelsea FC and AS Roma at Stamford Bridge on October 18, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Eden Hazard si duket ka vendosur që t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij aktuale Chelsea.

Mesfushori belg po futet në vitin e tij të gjashtë në Chelsea që nga transferimi në vitin 2012 nga skuadra franceze Lille.

Është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme dhe për të interesim ka shprehur kampioni aktual i Evropës, Real Madrid.


26-vjeçari më në fund ka folur për interesimin e Realit, por të njëjtën kohë ai i ka mbyllur dyert madrilenëve.

“Real Madridi është një skuadër e madhe dhe Zidane është idhulli im, por vetëm kaq, asgjë më shumë”, ka thënë hazard.

Hazard duke festuar një gol këtë edicion në Ligën Premier. (Foto /Getty Images)

“Nuk largohem nga Chelsea, jam i lumtur këtu. Trajneri dhe tifozët besojnë në mua dhe kjo është gjëja kryesore”, ka thënë mesfushori anësorë.

Reprezentuesi belg ka thënë se të ardhmes nuk i dihet pasi nuk është një parashikues, por momentalisht nuk e mendon largimin.

“Unë nuk jam parashikues për ta ditur të ardhmen. Gjithçka mund të ndodhë pasi situata brenda klubit mund të ndryshojë, por aktualisht nuk e mendoj largimin nga Chelsea”, ka thënë Hazard.

(Foto/Getty Images)

“Momentalisht jam i fokusuar vetëm në sezonin aktual me klubin dhe në kontratën e re e cila pritet të vazhdohet sa më shpejtë”, përfundoi Hazard.

Në 20 ndeshje në të gjitha garat, Hazard këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime për Chelsean.

Kontrata aktuale e tij me Chelsean skadon në vitin 2020, por kampionët e Anglisë i kanë përgatitur një kontratë të re ku belgu do të bëhet lojtari më i paguar në Ligën Premier. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Serie A
Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori