Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, i ka dalë në mbrojtje koleges së tij, Aida Dërguti, duke shkruar se nuk mund të lejohet linçimi i saj për një gabim të vetëm.
Topalli thotë se në një situatë të tillë la nevojë për demokratizim, por jo për sharje, fyerje dhe linqim publik.
“Po i përcjell me shqetsim zhvillimet e brendëshme. Aida Dërguti kërkoi falje, pranoi se për një moment gaboi. Gabimet janë të natyrës njerëzore. Unë e konsideroj gabim si vet Aida shprehjen e sajë. Por çfar doni t’i bëjmë Aida Dërgutit që bëri një gabim e që një kaqadeshës nga Grupi Parlamentar u kujdes të bëhet gabimi i saj publik”, ka shkruar Topalli në Facebook.
Sipas tij, kryqëzimi i deputetes Dërguti nuk është rrugë e trajtimit të problemit.
Postimi i Topallit:
“Ka nevojë për demokratizim, por jo për sharje, fyerje dhe linqim publik.
Ka shumë çështje për të cilat duhet të diskutojmë, për demokracinë e brendëshme, për mënyrën e marrjes së vendimeve apo për metodat e kundërshtimit politik, por edhe për shumë tema të tjera.
Po i përcjell me shqetsim zhvillimet e brendëshme. Aida Dërguti kërkoi falje, pranoi se për një moment gaboi. Gabimet janë të natyrës njerëzore. Unë e konsideroj gabim si vet Aida shprehjen e sajë. Por çfar doni t’i bëjmë Aida Dërgutit që bëri një gabim e që një kaqadeshës nga Grupi Parlamentar u kujdes të bëhet gabimi i saj publik. Si thoni, ta linqojmë publikisht Aidën, ta fusim në gropë dhe të ia lëmë kokën jasht dhe ta gjuajm me gurë siç i gjuanin grat rojet e revolucionit në Iran, apo ta djegim mbi një grumbull drush siç digjeshin shtrigat në mesjetë? Kjo nuk është rruga e trajtimit të problemeve! Mes jush që shani 10 fish në shumë se Aida dhe Aidës unë jam me Aidën. Jam edhe për shkak të mendimit që mund të ma bëni edhe mua njësoj po bëra edhe një gabim të vetëm.
Unë di të kundërshtij, por di edhe të fal. Njerëzit mund edhe të gabojnë por nëse ti ja sheh atij vetëm gabimin dhe jo edhe njëmijë të mira nuk je njeri i mirë. Dashuria që të verbon nuk është dashuri racionale. Jam shumë i bindur që Albin Kurti po të ishte jasht burgut,nuk do të ndodhëte kjo sepse besoj që është më i gjërë, shum më i gjërë se sa po tregojeni ju. Albin Kurti kurr nuk do të reagonte si ju. Prandaj më duhet të them, zot ruaje Albin Kurtin nga Albinistat si disa prej jush.”(sic.), ka shkruar Topalli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUshqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet
Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës