LAJMI I FUNDIT:

PSG duan më të mirët, pas Neymarit tani kërkojnë Guardiolan

PSG duan më të mirët, pas Neymarit tani kërkojnë Guardiolan

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi e dëshiron trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola si pasues të Unai Emeryt, kur ky i fundit të largohet nga klubi parisien.

Gjiganti francez nuk dëshiron të ndalet dhe ideja e tyre është që në Parc des Princes t’i sjellin emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.


Pasi thyen rekordin e transferimeve me afrimin e Neymarit nga Barcelona për 222 milionë euro, tani drejtuesit sheik të PSG-së duan Guardiolan në krye të skuadrës.

PSG kontakton Conten për vitin 2018
Lexo po ashtu PSG kontakton Conten për vitin 2018

Është gazetari i njohur francez, Daniel Riolo, i cili ka bërë të ditur dëshirën e drejtuesve të klubit parisien për të pasur më të mirët në skuadër.

“Ëndrra e madhe e drejtuesve është të arrijnë te Guardiola”, ka thënë fillimisht Riolo për mediumin RMC.

Guardiola njihet për futbollin sulmues që aplikon (Getty Images)

“Ëndrra e tyre është që të rrëmbejnë më të mirët, ata kanë Neymar, ata duan trajnerin më të mirë, Guardiola”.

“Por në këtë rast, është e nevojshme të presësh fundin e vitit pa pasur garanci për ta bërë atë”.

PSG e sheh Allegrin si zëvendësues të Emery
Lexo po ashtu PSG e sheh Allegrin si zëvendësues të Emery

“Kjo mund të jetë lojë. Mund të jetë lojë, por (drejtori sportiv) Antero Henrique nuk është domosdoshmërisht një tifoz”, përfundoi gazetari i njohur francez.

Ndryshe, PSG është lidhur edhe emra tjerë të trajnerëve të mëdhenj si Jose Mourinho, Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte. /Telegrafi/

Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)
Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori