LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)

Të gjithë po flasin për momentin kur Guardiola e mëson Sterlingun se si të jetë më efikas në fushë (Video)

Raheem Sterling shënoi golin e fitores ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve, e gjitha kjo në minutën e 87-të.

Anglezi ka shënuar katër gola në pesë takime të garës më të madhe evropiane për klube këtë sezon. Ndërsa në Ligën Premier ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tre asistime.


Merita më të mëdha për sukseset e anësorit ka Pep Guardiola, i cili me metodat e tij stërvitore ka përmirësuar aftësitë e ish-lojtarit të Liverpoolit.

Kjo më së miri tregohet edhe me videon që është shpërndarë së fundmi në internet, ku shikohet Guardiola duke u marrë personalisht me Sterlingun. Tekniku spanjoll i tregon anglezit si të lëvizë në fushë dhe gjëra tjera.

Për pak orë video është shpërndarë shumë nga tifozët në të gjitha rrjetet sociale. /Telegrafi/