LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja vazhdon me strategjinë e protestave të përditshme

OBRM-PDUKM-ja vazhdon me strategjinë e protestave të përditshme

Partia opozitare OBRM-PDUKM dotë vazhdojë me strategji të njëjtë që të kundërshtojë arrestimin dhe paraburgimin e deputetëve të saj, si edhe gjykimin e 36 personave të tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Maqedonia ështrë shndërruar në një shtet jodemokratik ku arrestohen deputetë, artistë, këngëtarë operash, regjisorë, aktivistë me akuza të dirigjuara.

Kjo parti konsideron se nuk ka dëshmi për akuzat e ngritura për deputetë dhe aktivistët e saj.


OBRM-PDUKM-ja do të protestojë sot pasdite nga ora 15:00 e deri në ora 17:00, në udhëkryqet te ”Mavrovasja”, pastaj udhëryqin në karposh, si edhe te ”Laura” në lagjen Kisella Vodë”.

Njiherit kjo parti do të protestojë edhe para Gjykatës themelore Shkupi 1, nga ora 18:00./Telegrafi/