Kabineti qeveritar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe opozita, po vlerësohet i mbipopulluar. Sidomos, bëhet fjalë për numrin e madh të zëvendësministrave.
Aktualisht, janë të punësuar 67 zëvendësministra, duke lënë prapa, për kah numri i madh, edhe disa vende të Bashkimit Evropian, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Kabineti qeveritar deri më tani përbëhet nga Ramush Haradinaj kryeministër, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 67 zëvendësministra.
Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës, thotë se nuk ka ndonjë llogari sa është kostoja financiare e këtyre zëvendësministrave, por sipas tij, koalicioni i gjerë qeverisës ka sjellë një situatë të tillë.
“Secila ministri e arsyeton apo justifikon këtë numër duke përshkruar punët ose veprimet të cilat do t’i bëjnë këta zëvendësministra. Dhe ju e dini se kemi të bëjmë me një koalicion të madh, me 22 subjekte dhe grupe politike, prandaj është gjendja kjo që është”, tha Matoshi.
Nga shoqëria civile, vlerësohet se kostoja financiare për mbulimin e shpenzimeve për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave është e lartë.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, thotë se këto pozita qeveritare i kushtojnë buxhetit deri në tre milionë euro në vit.
Ai vlerëson se një numër, sipas tij, kaq i madh i zëvendësministrave dhe pozitave politike, nuk është caktuar për të kryer punë të domosdoshme në Qeveri, por për të përmbushur egot e partive politike për pozita të larta qeveritare.
“Në rast se janë mbi 60 zëvendësministra, me nga 1000 euro pagë minimum, dhe secili prej tyre ka të drejtë të ketë dy asistentë, përafërsisht të dytë me pagë rreth 1000 euro. Pra, që në start vetëm pagat fillestare në muaj janë 120 mijë euro. Mos të flasim për shërbime tjera, siç janë shpenzimet e telefonit, mëditjet për udhëtime jashtë shtetit, derivatet e naftës e të tjera. Atëherë mund të them se vetëm zëvendësministrat dhe stafi ndihmës i tyre, mund të kalojë shifrën prej tre milionë euro për një vit”, thotë Demhasaj.
Bazuar në këto llogaritje, del se shpenzimet për zëvendësministrat, gjatë një mandati prej katër vjetëve, do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 12 milionë euro.
Edhe ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, aktualisht deputet në Kuvend nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se punësimi i rreth 70 zëvendësministrave, me nga tre veta staf, buxhetit do t’i kushtojë rreth 3.5 milionë euro.
Rritja e numrit të ministrive dhe posteve të zëvendësministrave, përveç kostos financiare krijon edhe vështirësi në koordinim, thotë Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës.
“Unë mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në reduktimin e numrit të zëvendësministrave, por edhe në reduktimin e numrit të ministrive brenda kabinetit qeveritar, dhe të fokusohet në punë efektive, në mënyrë që të arrihen objektivat që i ka vendosur përpara si Qeveri”, shprehet Spahija.
Ndryshe, nga shoqëria civile është vlerësuar se Kosova në vazhdimësi kishte Qeveri me më shumë ministri sesa që i nevojiten ekzekutivit të një vendi të vogël.
Me tone kritike ndaj kabineteve të mëdha qeveritare ishte shprehur edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte pjesë e opozitës./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kina heq vizat për qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Gashi uron Ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kushtetuesja “lë” në arrest Berishën, Hoxha: Vendimi i pritshëm, nuk respektoi vendimin e gjykatës
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje