LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk është më shtet demokratik

OBRM-PDUKM: Maqedonia nuk është më shtet demokratik

Partia opozitare OBRM-PDUKM ka njoftuar se do të vazhdojë me protestat e saj edhe pasditën dhe mbrëmjen e sotme, respektivisht nga ora 15:00 si edhe në ora 18:00 para Ministrisë së drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Do të bllokohen udhëkryqet te ”Mavrovasja”, një udhëkryq në Karposh dhe te ”Rampa” në Kisella Vodë.

Ata akuzojnë se Zaevi dhe qeveria e tij e kanë ”varrosur demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe se Maqedonia nuk është më shtet demokratik dhe është vendi i vetëm ku paraburgosen deputetët”.


OBRM-PDUKM-ja konsideron se paraburgimet dhe burgimet shtepiake të gjashtë deputetëve të saj janë të pabaza./Telegrafi/