LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo do ta pranojë Topin e Artë në kullën e Eiffelit

Ronaldo do ta pranojë Topin e Artë në kullën e Eiffelit

Cristiano Ronaldo do ta pranojë trofeun e Topit të Artë në mënyrë shumë të veçantë – në maje të kullës së Eiffelit gjatë të enjtës.

Gjithnjë sipas raportimeve të mediave në Spanjë, sulmuesi i Realit i cili fitoi një trofe të dytë radhazi historik në Ligën e Kampionëve, por ai ka vuajtur në La Liga këtë sezon dhe do të luftojë edhe në fund të këtij viti me Messin për trofeun e Topit të Artë.


Ronaldo pritet që të shoqërohet në kullën e Eiffelit nga presidenti Florentino Perez, i cili ka insistuar gjithmonë se Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë të pestë dhe do të barazohej me Messin.

Lajmet e fundit rreth Real Madridit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Me mundësi, afër Ronaldos pritet të jetë edhe trajneri Zinedine Zidane.

Spekulimet në Spanjë thonë se Messi do të jetë fitues i një tjetër Topi të Artë në fund të këtij viti.

Francesc Aguillar nga Mundo Deportivo është një tjetër gazetar kredibil që parashikon këtë vit fitues Messin.

Ai vet votoi për Topin e Artë deri në vitin 2014 dhe vitin e kaluar parashikoi se Ronaldo do ta fitonte Topin e Artë të cilin do ta pranojë këtë të enjtë. /Telegrafi/