Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot kanë kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsion dhe nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës që të hetojë të gjitha bordet e agjencive të pavarura dhe të ndërmarrjeve publike në Kosovë që janë zgjedhur nga Kuvendi dhe nga Qeveria për konflikt interesi të anëtarëve të tyre.
Kryetari i këtij Komisioni Nait Hasani, ka thënë se ka anëtarë të bordeve që marrin nga tri paga për një muaj në mënyrë jo të ligjshme, dhe kjo sipas tij, duhet parandaluar.
“A kanë ose s’kanë, ata që kanë i qesim në kuvend. Ata që i kanë nga dy tri rroga me i sjellë emrat e tyre, sepse ka. Mirëpo, ka edhe anëtarë që nuk kanë konflikt interesi, por megjithatë ata që kanë konflikte interesi t’ju japim mundësi ta dimi publikisht, qeveria, kuvendi. Partitë politike gjithë kohën në fushatë kanë fol për vend të punës. Nëse një njeri është i aftë me qenë në të njëjtën kohë tetë orë me një punë dhe tetë me një punë tjetër i angazhuar me orare të njëjtë nuk ka mundësi me qenë në të dy vende. Kështu që ky është konflikt interesi”, ka thënë Hasani.
Deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku, ka thënë se të gjithë janë të thirrur si deputet që ta ruajnë buxhetin e Kosovës, dhe ka shtuar se nuk ka nevojë t’ia falin askujt shkeljet ligjore.
“Kemi dilema, sepse ka ende zyrtarë që janë shklesës të ligjit dhe s’kemi nevojë me ia falë askujt, kemi me qenë njësoj për krejt, jo për diko nënë e për diko njerkë”, ka theksuar Izmaku.
Milaim Zeka nga Nisma tha se janë edhe dy anëtarë të bordit që po shkelin ligjin dhe kanë konflikt interesi, edhe pse nuk i ka përmendur emrat.
“Kam has në leximet e mia që ka deputetë të Parlamentit të Kosovës që janë edhe anëtarë të bordeve. Kjo a është e lejueshme?”, ka pyetur Zeka.
Kjo kërkesë ka ardhur sipas Nait Hasanit, me arsyetimin se kuvendi ka filluar me një shkarkim nga pozita gjatë javës së kaluar, ku në seancën e kaluar të Kuvendit deputetët kanë shkarkuar Mimoza Pllana-Hasanin nga Bordi i RTK-së për shkak të konfliktit të interesit.
Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media sot ka diskutuar edhe për projektligjin për kryeqytetin e Kosovës. Anëtarët më 11 dhjetor kanë caktuar dëgjim publik për Projektligjin për Prishtinën.
Në këtë mbledhje Komisioni ka proceduar në Qeveri edhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker