LAJMI I FUNDIT:

AKR: Sabit Pacolli nuk është pjesë e partisë

AKR: Sabit Pacolli nuk është pjesë e partisë

Pas publikimit të shkrimeve në media lidhur me arrestimin e Sabit Pacolli, në Suedi, Aleanca Kosova e Re thotë se ky person nuk është pjesë e strukturave e anëtarësisë së AKR-së që nga data 18 korriku 2017.

Arrestohet Sabit Pacolli në Suedi
Lexo po ashtu Arrestohet Sabit Pacolli në Suedi

“Në korrik të këtij viti, Sabit Pacolli kishte dhënë dorëheqje nga Aleanca Kosova e Re dhe të gjitha funksionet brenda partisë dhe anëtarësisë së saj. Kjo letër e dorëheqjes së tij ishte publikuar në të gjitha mediat vendore dhe në rrjetet sociale nga z.Sabit Pacolli. Aleanca Kosova e Re kërkon nga mediat që të jenë korrekte me opinionin dhe që lajmet e publikuara të verifikohen konform standardeve dhe etikës së gazetarisë”, thuhet në kumtesë të AKR-së. /Telegrafi/