Jeni në dietë, por nuk po humbni peshë: Problemi është te perimet të cilat i hani!
Nuk janë të gjitha perimet njësoj, prandaj, për të humbur kilogramët e dëshiruar, është e nevojshme që edhe këto t’i hiqni nga menyja. Jeni në dietë dhe kryesisht hani perime dhe proteina?
Kjo është mënyra e mirë të humbni kilogramët, mirëpo vetëm nëse hani perimet e duhura duke pasur parasysh që nuk janë njësoj të gjitha perimet, transmeton Telegrafi.
Misri
Dëshironi të hani misër? Edhe ne gjithashtu! Mirëpo gjatë kohës së dietës më mirë është ta shmangni, sepse përmban shumë amidon, përkatësisht hidrokarbure të zinxhirit të shkurtër, i cili shpejt hyn në gjak dhe ngre nivelin e sheqerit.
Kungulli
Kungulli ka përmbajtje relativisht të lartë të hidrokarbureve. Mund të vëreni edhe që ju rikujton shumë pataten. Nëse dëshironi të mbani nën kontroll kilogramët, kujdesuni të kufizoni sa më shumë të jetë e mundshme konsumimin e kungullit, edhe pse e dimë që çorba prej kungullit është njëra ndër më të dëshiruarat në dimër.
Karota e zier
Karota e freskët, pos që është super e shëndetshme, gjithashtu është ideale edhe për çdo formë të dietës. Mirëpo, indeksi i glikemisë i karotës së zier është dukshëm më i lartë, andaj ju rekomandojmë të hani karotë të freskët.
Patatja
Mendojnë që nuk është e nevojshme të përmendim pataten në disa forma siç është pomfriti i pashëndetshëm, dhe gjithsesi dëmton linjën e trupit tuaj. Mirëpo, madje edhe nëse gatuani patate pa yndyrë, ky artikull ka indeks të lartë të glikemisë, gjë që do të thotë që ngre nivelin e sheqerit në gjak, por ju shkakton uri më shpejt se artikujt e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025