LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë zbulohet laboratori më i madh i drogave sintetike, Prokuroria jep detaje për aksionin në Reçicë

Në Tetovë zbulohet laboratori më i madh i drogave sintetike, Prokuroria jep detaje për aksionin në Reçicë

Prokuroria Themelore Publike njoftoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar në procedurë parahetimore me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore.

Nga Prokuroria gjithashtu njoftojnë se gjashtë persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në aksionin e mbrëmshëm të përbashkët të dy vendeve dhe me mbështetje të DEA-s amerikane, në rajonin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zbulohet një laborator droge në Reçicë të Vogël
Lexo po ashtu Zbulohet një laborator droge në Reçicë të Vogël

Për koordinim të hetimit paralel tejkufitar dhe bashkëpunimit është formuar ekip i përbashkët hetimor i organeve të të dy shteteve.


“Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës dhe Shkupit, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar kreu aksion me ç’rast është zbuluar i tërë instalimi për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike dhe janë konfiskuar sasi të mëdha të drogës sintetike, si dhe lëndë të para për prodhimin e saj”, qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Në aksion, krahas konfiskimit të njërit prej laboratoreve më të mëdha në Tetovë, është zbuluar edhe një laborator i grupit në territorin e Serbisë.

Këtë vit ky është grupi i dhjetë i organizuar kriminal i shkatërruar nga ana e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit./Telegrafi/