LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Nuk jam penduar që i ofrova Haradinajt pozitën e kryeministrit

Veseli: Nuk jam penduar që i ofrova Haradinajt pozitën e kryeministrit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nuk është penduar që ia kishte ofruar postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt.

“Jam munduar të tregoj se nuk është prioriteti im të jem kryeministër”, tha Veseli në Zonën e Debatit në Klan Kosova.

“U bë shumë e madhe thuajse Kadri Veseli do të bëhet vetëm kryeministër”.


Veseli tha se e kontrolloi egon, dhe tregoi se në çka e vë në shërbim egon e tij.

“Unë e kontrolloj egon, dhe ajo ka me i shërby misionit dhe vizionit që unë e konsideroj në të mirë të qytetarëve”.

“Bëra hapin që të tregoja se nuk është prioritet egoja që të jem kryeministër”, shtoi mes tjerash ai.

“I penduar nuk jam për arsye se nuk e kam bërë për interes  personal”, tha ai, duke pohuar se e kishte bërë për vendin dhe qytetarët”.

Se a ka dalë mirë ky vendim i tij, ai tha se është pjesë e diskutimit në konventën zgjedhore të Partisë Demokratike, por pohon ta ketë bërë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

“Unë e kam marrë vendimin, unë i kam propozuar kryesisë së partisë. Ata e kanë mirëkuptuar pasi u kam thënë unë. Përgjegjësinë e mbaj unë”, përfundoi ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në

Lajme
Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Kompania

Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët

Lajme
Kalo në kategori