Analisti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer ka reaguar ndaj rekomandimeve të Këshillit Atlantik, i cili ka sugjeruar prani të përhershme amerikane në rajon, në kampin amerikan “Bondsteel” në Kosovë.
Serwer e ka kontestuar këtë propozim duke thënë se ky kamp nuk është vendi ideal për këtë.
“Do të isha i përgatitur ta marr në konsiderim një prani të përhershme ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, por nuk mund të pajtohem se Kampi Bondsteel është ideal për këtë qëllim.
Nuk është. I mungon pista e gjatë prej 3048 metra dhe ndërtimi i saj do të ishte i vështirë duke pasur parasysh topografinë. Po ashtu nuk ka nevojë për diçka të tillë, pasi një F-16 nuk e njeh aq diferencën nga Aviano (në Italinë veriore) dhe Bondsteeli”, shkruan Serwer, transmetojnë mediat.
E, ajo që është më e rëndësishme, sipas Daniel Serwer, një bazë amerikane kudo që të jetë ajo, duhet t’u shërbejë qëllimeve të Amerikës, që aktualisht janë të fokusuara në Lindjen e Mesmen dhe në Afrikën Veriore.
“Ne kemi baza shumë më afër afër këtyre vendeve sesa Bondsteel. Pentagoni ka kohë që ka dashur ta mbyllë Bondsteelin, sepse nuk u shërben synimeve amerikane”.
Serwer ka shkruar po ashtu se “mund të supozojmë se nuk do të jemi gjithmonë të mirëpritur në Kosovë. Kosovarët e rinj shqiptarë nuk e kuptojnë pse vendi i tyre nuk ka një armatë. NATO po shihet si një barrierë për ta pasur atë. Disa ndërkombëtare mendojnë se Kosovës nuk i duhet një armatë sepse e ka praninë e NATO-s aty. Por, kjo nuk do t’u shitet gjatë qytetarëve të Kosovës. Më mirë të zgjidhet problemi se sa t’i presim të protestojnë”, ka shkruar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj