Faturat e energjisë elektrike të muajit dhjetor do të vijnë më të lira për rreth 3,5%. KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO janë udhëzuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë që kostoja e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos mbulohen më përmes tarifave përfundimtare.
Heqja e kësaj kostoje nga tarifat nënkupton që qytetarët do të paguajnë rreth 3,5 për qind më lirë tarifat e energjisë elektrike, përkatësisht për aq do të ulen faturat e energjisë.
“Kostot e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës sipas aktvendimit të gjykatës nuk do të vazhdojnë të mbulohen përmes tarifave përfundimtare deri në vendosjen e çështjes meritore nga gjykata”, thuhet në shkresën që ZRRE-ja ua ka dërguar palëve të interesit, njoftom Kallxo.com.
Zbatimi i kësaj urdhërese do të bëhet nga data 1 dhjetor, që do të thotë se ulja do të vërehet në faturat e muajit dhjetor që zakonisht vijnë pas datës 26 dhjetor.
Në shkresën e ZRRE-së është cekur se koston e furnizimit të komunave veriore me energji elektrike duhet ta mbulojë Qeveria e Kosovës përmes një mekanizmi të veçantë.
“Për të siguruar furnizim me energji elektrike si e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës (përfshirë edhe specifikisht edhe qytetarët e katër komunave veriore) dhe për të mos rrezikuar likuiditetin financiar dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar (ENTSO-E) të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut, gjatë kësaj periudhe duhet të gjendet një mekanizëm kompensimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në shkresën që e kanë pranuar ndërmarrjet energjetike nga KEDS-i.
ZRRE-ja ia kujton Qeverisë se është kompetencë e tyre që t’iu sigurojë qasje KEDS-it dhe KOSTT-it në katër komunat veriore.
“Për të ushtruar funksionet e veta të parapara me ligj në fuqi, operatorëve të licencuar duhet t’u sigurohet qasje e sigurt në asetet e të licencuarve në katër komunat veriore. Kjo qasje duhet të sigurohet nga institucionet e Republikës së Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në shkresën e ZRRE-së.
Tutje në shkresën e ZRRE-së thuhet se heqja e kostos së furnizimit të veriut nga tarifat e energjisë duhet të fillojë së zbatuari nga data 1 dhjetor 2017.
“Udhëzohet KOSTT, KEDS dhe KESCO që të zbatojë tarifat sipas shtojcës së bashkangjitur kësaj shkrese, deri në një vendim i cili pritet të merret nga Bordi i ZRRE-së, pasi ky organ të funksionalizohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën e ZRRE-së.
Në fillim të vitit, ZRRE-ja kishte vendosur që të vazhdojë praktika që kosto e furnizimit të qytetarëve në komunat veriore do të mbulohet nga paguesit e rregullt të energjisë elektrike në Kosovë. Ndryshimi i vetëm që do të jetë gjatë këtij viti është ndërmarrja që do t’i shlyejë këto borxhe ndaj KESCO-s.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që koston e furnizimit të veriut me rrymë si dhe Fondin për Energjinë e Ripërtërishme të bartë tek Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT, KOSTT).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak