LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe PDK akuzojnë VV-në: Në Prishtinë dhe Prizren i manipuluan votat përmes “trenit bullgar”

LDK dhe PDK akuzojnë VV-në: Në Prishtinë dhe Prizren i manipuluan votat përmes “trenit bullgar”

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sami Hamiti dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, duke deklaruar se në këto dy komuna është përdorur metoda e “trenit bullgar”.

Ata këto deklarata i kanë bërë në konferencën e mbajtur nga KQZ-ja, më rastin e certifikimit të rezultateve në shumicën e komunave të Kosovës.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe përfaqësuesi i VV-së, në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ka theksuar se ky institucion po shfrytëzohet për interesa politike, duke propozuar që rezultati në secilën komunë të votohet veç e veç.


Sami Hamiti, nga LDK-ja, ka thënë se kanë një trysni të madhe që në Prishtinë të mos ketë rinumërim të votave.

“Nga votat me kusht kemi tri zarfe që janë të fshehtësisë, janë të zbrazëta. Kjo ta jep orientimin se kemi të bëjmë me trenin bullgar. Unë mendoj që problemet që janë sjellë, dhe angazhimi që të  mos bëhet rinumërimi, tregon se diçka ka ndodhur në kuti”, ka theksuar Hamiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Sociale
Kalo në kategori