LAJMI I FUNDIT:

AAK në Pejë shënon 28 Nëntorin me homazhe për heronjtë e kombit

AAK në Pejë shënon 28 Nëntorin me homazhe për heronjtë e kombit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka shënuar 28 Nëntorin – festën e shumëfishtë kombëtare.

Zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi në cilësinë e kryetarit të degës së këtij subjekti në Pejë i shoqëruar nga Ali Berisha zëvendësministër i Shëndetësisë dhe sekretar organizativ i AAK-së bashkë me strukturat e partisë për nde të 28 Nëntorit kanë realizuar agjendë nderimesh për të rënët e atdheut.

Janë nderuar të gjitha brezat e të rënëve për Liri, Shqipëri e pavarësi që nga Haxhi Zeka, akademik Ali Hadri dhe Enver Hadri, deri tek Shkëlzen Haradinaj, Adrian Krasniqi dhe dëshmorët e kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Jusuf Kelmendi dhe Muharrem Kelmendi.


“Për nder të datës së sotme, 28 Nëntorit – Festës së shumëfishtë kombëtare, bashkë me zv/Ministrin Dr. Ali Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të degës së AAK-së në Pejë, nderuam me homazhe, tek busti i Dëshmorit të kombit gjeneral Shkëlzen Haradinaj, pranë busteve të akademik Ali Hadrit dhe Enver Hadrit, tek bustet e 4 dëshmorëve të kombit nga Peja, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Jusuf Kelmendi, Muharrem Kelmendi. Me homazhe dhe nderime vazhduam tek shtatorja e gjeneral Adrian Krasniqit dhe tek përmendorja e patriotit e atdhetarit, guvernatorit të pavarësisë së Shqipërisë Haxhi Zek”, ka shkruar Fatmir Gashi me këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori