LAJMI I FUNDIT:

Kontributet më të larta, konsiderohen zgjidhje për Fondin pensional të Maqedonisë

Kontributet më të larta, konsiderohen zgjidhje për Fondin pensional të Maqedonisë

Zgjidhjen për Fondin pensional, siç mëson jozyrtarisht Alsat M, Qeveria do ta gjejë në rritjen e përqindjes së kontributeve nga 18 në 20%. Me pagesën e këtyre 2% shtesë të kontributeve pritet që për 8 vite, ose në vitin 2025, participimi buxhetor për Fondin pensional të jetë vetëm 4,2% nga Buxheti. Sa për krahasim, sivjet në FSPI janë transferuar 453 milionë euro, ose 13,7% të Buxhetit.

Sipas simulimeve të profesorit universitar, Mirolub Shukarov, me rritjen e kufirit për dalje në pension, nuk do të stabilizohet Fondi. Përderisa, një pjesë e ekspertëve rekomandojnë ose kthimin e kontributeve të sigurimit pensional në 20% të rrogës, ose rritje më të dukshme të pagave, të tjerët konsiderojnë se masa e këtillë do ta shtrenjtojë fuqinë punëtore, ndërsa investitorët do të përmbahen nga punësimet e reja.

Hajredini shprehet se stabilizimi i këtij fondi nuk do të bëhet lehtë. Konsideron se FMN-ja ka të drejtë kur kërkon që Qeveria ta stabilizojë këtë institucion, por të mos rritet deficiti dhe borxhi publik. Sipas tij, është koha që Qeveria të dalë me qëndrim konkret dhe zgjidhje të mundshme për tejkalimin e problemit. Ministrja Mila Carovska, për Alsat M, thotë se paralelisht me analizën dhe revizionin në FSPI, po përgatitet mënyrë e re që paratë në shtyllën e dytë dhe të tretë private, në vend se FSPI-ja, t’i transferojë DAP-i.


Nëse nuk stabilizohet arka e fondit nga FMN-ja paralajmëruan se në afat më të gjatë, apo deri në vitin 2030, paratë që do të ndahen nga Buxheti do të jenë thuajse një e treta e buxhetit, ose sipas shifrave aktuale, mbi një miliardë euro. Ndryshe, për momentin në vend ka 307 mijë pensionistë, ndërsa mesatarisht numri i tyre në vit rritet për 3500-4500 pensionistë.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori