43% e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke i ndryshuar këto shprehi
Çelësi për parandalimin e kancerit veçse mund të jetë në duart tuaja: sipas hulumtimeve të reja, faktorët që e shkaktojnë kancerin mund të jenë nën kontrollin tuaj, sepse bëhet fjalë për pirjen e duhanit, ngrënien e mishit të kuq dhe mishrave të procesuar, për mungesën e aktivitetit fizik – e që të gjitha këto kontribuojnë në shkaktimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Në këtë studim, përmes eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë treguar se rreth 26 lloje të ndryshme të kancerit shkaktohen nga veprimet tona, transmeton Telegrafi.
Faktorët e rrezikut përfshijnë: pirjen e duhanit; qëndrimin në vende ku pihet duhani; pesha e tepërt; konsumimi i alkoolit; konsumimi i mishit të kuq dhe mishrave të proceduar; konsumimi i vogël i pemëve dhe perimeve, fibrave dhe kalciumit; mungesa e aktivitetit fizik; dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.
Ata gjithashtu kanë përfshirë edhe gjashtë lloje të infeksioneve që ndërlidhen me kancerin, duke përfshirë virusin ‘human papillomavirus’ (HPV) dhe HIV-in.
Vlen të ceket se konsumimi i duhanit është vlerësuar si më i rrezikshmi, i cili i atribuohet 24 për qind të të gjitha rasteve të kanceri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City