LAJMI I FUNDIT:

Lampard këshillon Cityn: Man Unitedi është kërcënim për titull

Lampard këshillon Cityn: Man Unitedi është kërcënim për titull
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 25: Frank Lampard shows appreciation to the fans at half time during the Premier League match between Chelsea and Swansea City at Stamford Bridge on February 25, 2017 in London, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Legjenda angleze, Frank Lampard beson se Manchester Unitedi është ende një kërcënim për titullin kampion, si rivali direkt i Manchester Cityt.

Ish-klubi i Lampardit, Manchester City, qëndron i qetë në krye të tabelës në Ligën Premier pas 12 javëve.


Megjithatë, sipas ish-mesfushorit anglez, skuadra e Pep Guardiolas duhet të ketë kujdes nga Djajtë e Kuq në garën për titull.

Ronaldinho: Guardiola mund të bëjë te City atë që bëri te Barça
Lexo po ashtu Ronaldinho: Guardiola mund të bëjë te City atë që bëri te Barça

Lampard ka theksuar gjithashtu se edhe Chelsea ka një skuadër të fortë, por në fund titulli do të vendoset nga skuadrat e qytetit të Manchesterit.

Lampard gjatë kohës sa luante me Man Cityn (Getty Images)

“Arsyeja që Manchester Unitedi mund të fitojë ligën, për mua, mendoj se janë lojtarët dhe cilësia e lojtarëve”, ka thënë fillimisht Lampard.

“Manchester City ka një skuadër shumë të fortë këtë vit, Chelsea gjithashtu ka një skuadër të fortë për formacionin titulluar dhe nëse gjithkush qëndron, unë mendoj se Chelsea janë shumë të fortë”.

Lampard: Chelsea është në luftë për titull
Lexo po ashtu Lampard: Chelsea është në luftë për titull

“Por, unë e shoh Manchester Unitedin dhe ata janë në atë zonë [afër kreut të tabelës] me një ekip shumë të fortë”.

“Veçanërisht për shkak të menaxherit të tyre dhe për atë që Manchester United mund të jetë konkurrues edhe në fund të sezonit”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori