LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësi i cili kërkoi paraburgim për Gruevskin, shpëton nga shkarkimi

Gjykatësi i cili kërkoi paraburgim për Gruevskin, shpëton nga shkarkimi

Këshilli Gjyqësor në seancën e djeshme ka ndërprerë procedurën për shkarkimin e gjykatësit, Darko Todorovski, i cili si anëtar i Këshillit Gjyqësor kërkoi paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, në lëndën “Titanik”.

Sipas informacioneve jozytare, vendimi është sjellur në pjesën e mbyllur të seancës së Këshillit, i cili dje ka zgjedhur gjykatës në disa gjykata të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësi Todorovski, i cili gjykonte edhe lëndën për vjedhjen në “NLB Banka”, në Këshill votoi që Gruevski të paraburgoset. Thuhet se mbrojtja është njoftuar se si kanë votuar gjykatësit dhe për këtë arsye ka kërkuar shkarkimin e tij./Telegrafi/