Përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje përfundimtare, e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët, thonë deputetë dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ata thonë se pa përfshirjen e SHBA-së në këtë proces, është e vështirë të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovë dhe Serbisë.
Deputetja Time Kadrijaj [Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës] nga Komisioni për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, thotë se me prezencën e një përfaqësuesi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë më shumë mundësi për një marrëveshje finale dhe garanci për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Dikur dialogu duhet të përfundojë dhe prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialog është një garanci se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen dhe në fund të arrihet një rezultat. Krejt kjo duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, tha Kadrijaj.
Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Nju Jork, ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në procesin e dialogut Prishtinë- Beograd.
Thaçi në takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence pati thënë se “përfshirja direkte e SHBA-së në fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”.
Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka ngritur çështjen e dialogut, me kërkesën që tash e tutje të jetë edhe një përfaqësues nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës në tavolinën e bisedimeve.
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, thotë se prezenca e një përfaqësuesi amerikan në dialogun politik Kosovë- Serbi është e domosdoshme, pasi që sipas tij, Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë qenë garantuese të shumë marrëveshjeve për Kosovën.
“E para lidhet me aspektin historik, tash më e dëshmuar që sa herë që SHBA-të kanë qenë në tryezë për Kosovën, në mënyrë të natyrshme kemi pas edhe suksesin e negociatave, për të cilën gjë kosovarët janë ndjerë të garantuar me vet prezencën amerikane. Argumenti i dytë lidhet me pozicionin jo shumë të favorshme dhe jo shumë homogjen të BE-së, aq më tepër kur kihet parasysh fakti se një numër i këtyre shteteve jo që nuk e njohin Kosovën, por kanë filluar të kenë edhe rol destruktiv kundrejt zhvillimeve në Kosovë. Kjo nga pala kosovare shihet si proces që në vete bartë rreziqe”, tha Hoti.
Analisti politik Ilir Ibrahimi thotë se përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në fazën e fundit të dialogut do të luante një rol të rëndësishëm në arritjen e një marrëveshjeje. Por, sipas tij duhet shikuar a ka vullnet nga SHBA-ja që të jetë në tryezën e bisedimeve apo jo.
“Nuk e shoh si diçka të dëmshme, një prani më të madhe të SHBA-ve në këtë dialog, andaj edhe duhet të gjendet mundësia që të përfshihet në këtë dialog. Mirëpo, edhe ne duhet ta luajmë rolin tonë në këtë rast sepse ne nuk jemi duke dërguar mesazhe pozitive ndaj SHBA-ve, sidomos për çështjen e Demarkacioni, ku kemi një lloj mospërfillje nga Qeveria e Kosovës ndaj deklaratave të Shteteve të Bashkuara”, tha Ibrahimi.
SHBA ka qenë pjesë e dialogut teknik në vitin 2011-2012 pasi ka dërguar përfaqësuesit e saj gjatë bisedimeve në Bruksel.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare në Kosovë kanë thënë se pas gjashtë vjetësh, që nga fillimi i dialogut në Bruksel, përveç ngecjes në planin e zbatimit të marrëveshjeve, raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar.
Deri më tani Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013, e cila parasheh formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje