Dy partitë më të fuqishme politike në Kosovë për nga vota popullore, PDK e LDK, nuk do t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve lokale nëse nuk do të rinumërohen votat në Prishtinë, Prizren, Dragash e Rahovec. Kështu kanë deklaruar sot në RTK, Lutfi Haziri nga LDK dhe Blerand Stavileci i PDK-së.
Sipas përfaqësuesve të këtyre dy subjekteve politike, në këto komuna ka dyshime të bazuara se ka pasur keqpërdorim të procesit nga partitë rivale, dhe ankesat janë deponuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Duhet të ketë rinumërim të votave në Prishtinë ku është konfirmuar keqpërdorimi. Por rinumërim duhet të ketë edhe në Dragash, sepse dallimi është vetëm në 18 vota”, tha Lutfi Hazi, nwnkryetar i LDK-sw dhe kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai tha se LDK është në procesin e faktimit të parregullsive.
Kurse Blerand Stavileci nga PDK tha se partia e tij nuk do t’i pranojë rezultatet e zgjedhjeve nëse nuk hiqen të gjitha paqartësitë në proces.
“Këtu kërkojmë rinumërim të votave në Prizren, dhe pjesërisht në Rahovec. Janë bërë ankesat brenda afateve ligjore dhe konsiderohen se PZAP nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë të devijohet vullneti i qytetarëve i vendosur në kutitë e votimit”, tha Stavileci, transmeton RTKLive.
Ai po ashtu tha se një proces i mirë zgjedhor nuk duhet ta prishin disa parregullsi, si në Prizren, Prishtinë, e Rahovecin.
Stavileci, por edhe Haziri, thanë se askush nuk duhet të këtë ketë drojë nga rinumërimi, ndërsa një kundërshtim i tillë, sipas tyre, e rikonfirmon parregullsinë e qëllimshme.
“Në bazë vërejtjeve tona, presim që të ketë përmbysje të rezultatit sepse askush nuk po ankohet në drejtim të subjektit tonë (PDK) dhe kjo na bënë të besojmë se rezultati mund të përmbyset. Por, pavarësisht epilogut, rinumërimi duhet të ndodhë”, tha Stavileci, sipas të cilit, nëse nuk ka rinumërim apo rivotim, nuk do të ketë legjitimitet.
“Nuk duhet askush të frikësohet nga rinumërimi. Madje nuk besoj se është e mirë për një kryetar komune ta marrë qeverisjen katër vjeçare pa legjitimitet. Rinumërimi është i domosdoshëm, madje unë kërkoj që të ketë edhe rivotim, edhe pse kjo vështirë të ndodhë”, tha Haziri i LDK-së, i cili është optimist se në Prishtinë Arban Abrashi do të dal fitues.
“Rezultati është i përmbysur dhe është shumë afër përmbysjes”, deklaroi Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë