LAJMI I FUNDIT:

Kololli shënon gol të mrekullueshëm me ‘Panenka’ (Video)

Kololli shënon gol të mrekullueshëm me ‘Panenka’ (Video)

Benjamin Kololli ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin zviceran.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ishte titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Lausanne në përballje me Luzernin 3-1.

Përpos paraqitjes fantastike gjatë 90 minutave, në fund lipjanasi shënoi edhe një gol.


Ishte minuta e 90+1 e ndeshjes kur anësori mori përgjegjësi për ekzekutimin e penalltisë.

Kololli ishte shumë i sigurt në ekzekutimin e penalltisë dhe shënoi në stilin ‘Panenka’ si dy ish futbollistët e mëdhenj Francesco Totti e Andrea Pirlo.

Goli ndaj Luzernit në javën e 15-të ishte i treti në këtë kampionat për Kolollin që ka bërë edhe një asistim.

Te Luzerni në këtë takim u aktivizuan dyshja nga Kosova, Hekuran Kryeziu dhe Shkëlqim Demhasaj gjatë 90 minutave.

Pas kësaj fitore Lausanne ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë ndërsa Luzerni mbetet në të nëntën me pesë pikë më pak. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori