LAJMI I FUNDIT:

Byrek ose pite me mish pa petë

Byrek ose pite me mish pa petë

Byreku ose pitja, të gatuar kështu, janë shumë të shijshëm, por ajo që është e dhe më e rëndësishme, gatuhen shumë lehtë

Nevojiten:

▪ 4 vezë,
▪ 250 gr mish të bluar,
▪ 1 presh,
▪ 1 ajkë ose jogurt,
▪ 6 lugë grizë,
▪ 6 lugë miell,
▪ 1 qese pluhur për simite,
▪ 50 ml vaj,
▪ kripë, piper.


Përgatitja:

Preshin priteni në rrathë, fërgojeni në vaj dhe shtoni mishin e bluar, pastaj fërgojeni edhe pak.

Shtoni kripën dhe piperin. Lëreni të ftohet.

Tundni vezët, shtoni miellin dhe grizin në të cilën keni përzierë pluhurin e simiteve.

Kësaj shtoni mishin e bluar pastaj jogurtin apo ajkën dhe të gjitha përzieni.

Tepsinë lyeni dhe në të qiteni brumin. Sipër mund të qitni pak kaçkavall të grirë në rende.

Piqeni në 200 gradë 35 minuta.

Byrekun ose piten e ftohtë priteni në katrorë dhe shërbejeni me kos apo jogurt, transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Kaçamaku është racion shumë i shëndetshëm: Do ta hani me delikatesë!

Nga duart tua
Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Mish me lakra në mënyrën tradicionale: Gjella më e mirë nga lakrat!

Kuzhina tradicionale
10 koktejet më të mira të verës!

10 koktejet më të mira të verës!

Pije dhe Kokteje
Kalo në kategori