Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” (DnV), ka bërë të gjitha përgatitjet për monitorimin sa më të mirë të procesit të nesërm zgjedhor, ku në 19 komuna do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për kryetar komune.
Artan Murati nga “Demokracia në Veprim”, tha se iu bëjnë thirrje subjekteve politike dhe institucioneve tjera të përfshira në menaxhimin e zgjedhjeve të nesërme, të tregojnë maturi të lartë për të siguruar zgjedhje të lira, të qeta dhe demokratike.
“DnV-ja veç është e gatshme të bëjë monitorimin e zgjedhjeve për ditën e nesërme. Ne do të kemi vëzhgues në të gjitha vendet ku do të zhvillohet votimi dhe do të jenë diku rreth 1800 vëzhgues afat shkurtë, të cilët do të jenë të angazhuar në të gjitha vendvotimet e komunave që zhvillohet votimi nesër. Për më tepër do të kemi edhe vëzhgues afatgjatë dhe ekipe mobile, të cilët vazhdimisht do të monitorojnë komplet procesin nesër. Qendra koordinuese edhe kësaj radhe do të jetë në Prishtinë”, tha Murati.
Murati ka paraqitur edhe raportin mbi monitorimin e fushatës pesë ditore për garën e balotazhit, ku tha se fushata është zhvilluar e qetë dhe pa incidente.
“Gjatë kësaj periudhe pesë ditore të fushatës zgjedhore vëzhguesit afatgjatë të DnV-së kanë përcjellë gjithsejtë 166 aktivitete të subjekteve politike. Vlen të përmendet se fushata ka filluar edhe para fushatës zyrtare të përcaktuar nga KQZ-ja. Vëzhguesit kanë vërejtur se ka pasur procese elektorale realisht edhe para se të fillojë fushata zyrtare. Sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në tubime, subjektet kryesisht kanë zhvilluar tubime deri në 100 pjesëmarrës dhe kësaj radhe kemi parë tendenca ku janë dhënë prioritet fushatë zgjedhore para takime me grupe të interesit. Edhe kësaj radhe kemi vërejtur se ka pasur përdorim të resurseve publike. Me saktësisht, përdorimi i resurseve publike është vërejtur në gjithsejtë 18 raste, ku qoftë përdorimi i veturave zyrtare ose i pjesëmarrjes së shërbyesve civilë në fushata apo tubime të subjekteve politike”, theksoi ai.
Murati shtoi se edhe kësaj radhe ka vazhduar trendi i përfshirjes së fëmijëve në aktivitetet e subjekteve politike në fushatën elektorale. Ai tha se kanë hasur në 28 për qind të rasteve të aktiviteteve të monitoruara, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe fëmijët. Përkthyer në numra, sipas tij, numri i pjesëmarrësve të fëmijëve në fushatë ka qenë 444.
Po ashtu, në 15 aktivitete të subjekteve politike kanë marrë pjesë edhe personat me aftësi të kufizuar. Derisa, shqetësim tha se mbetet numri i vogël i pjesëmarrjes së grave folëse dhe që kandidojnë për të parin e komunës, pasi janë vetëm dy.
Ndërsa, mediat tha se kanë qenë prezentë në 45 për qind të gjitha aktiviteteve zgjedhore të monitoruara nga vëzhguesit e DnV-së dhe kanë pasur liri të mjaftueshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?
Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Qeveria e Kosovës miraton dy nisma bashkëpunimi me Maqedoninë e Veriut
KQZ: Rreth 40 mijë emra të personave të vdekur u larguan nga lista votuese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën