LAJMI I FUNDIT:

Enver Maliqi, zv.kryetar në Bashkinë e Shkupit

Enver Maliqi, zv.kryetar në Bashkinë e Shkupit

Enver Maliqi është zëvendëskryetari i ri në Bashkinë e Shkupit. Siç njoftojnë për AIM nga qeveri, Petre Shilegov sot pasdite ka emëruar Enever Maliqin, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e ardhshëm.

“Me këtë vendim Maliqi do ta zëvendësojë kryetarin e Bashkisë së Shkupit në kohë të mungesës së tij, gjegjësisht do të ketë gjitha detyrat dhe kompetencat e kryetarit në pajtim me ligjin”, informojnë nga Bashkia e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Enver Maliqi është zgjedhur për anëtar në Këshillin e Bashkisë së Shkupit në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 15 tetor, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ai është pronar i kompanisë “Gemak Trade” dhe i hotelit “Park Hotel & Spa”./Telegrafi/