LAJMI I FUNDIT:

Wenger ultimatum për Sanchezin e Ozilin, dhjetori është afati i fundit

Wenger ultimatum për Sanchezin e Ozilin, dhjetori është afati i fundit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger duket se është lodhur duke pritur për rinovimin e kontratave nga yjet e skuadrës.

Dy yjet e skuadrës, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil janë në vitin e fundit të kontratës me ‘Topçinjtë’.

Dyshja ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojnë kontratat e tyre apo do të largohen në verë si të lirë.


Por duket se Wenger nuk do të lejojë largimin e tyre pa para nga Arsenali.

Sipas trajnerit francez nëse nuk rinovohen kontratat në dhjetor ai do t’i shesë gjatë janarit.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim sa i përket rinovimit të lojtarëve”, ka thënë Wenger për beIn Sports.

“Para se të mendojmë për shitjen do të presim çfarë do të ndodh në fund të dhjetorit nëse do të rinovojnë ose jo”, ka deklaruar Wenger.

Sipas medieve në Angli, Ozil pritet të rinovojë kontratën me Arsenalin ndërsa sulmuesi kilian Alexis Sanchez jo dhe pritet të largohet në drejtim të Manchester Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Ndërkombëtare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Premier League
Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

La Liga
Kalo në kategori