LAJMI I FUNDIT:

Kroacia vazhdon me trajnerin që i dërgoi në Kupën e Botës

Kroacia vazhdon me trajnerin që i dërgoi në Kupën e Botës

Zlatko Dalic do të vazhdojë të drejtojë Kroacinë, të paktën deri në verë 2018, pas kualifikimit të shkëlqyer për në Kupën e Botës.

Trajneri 51-vjeçar e mori drejtimin e Kroacisë në një moment krize, pas pushimit nga puna të Ante Çaçiç në fillim të tetorit, kur Kroacia barazoi ndaj Finlandës në shtëpi dhe ishte shumë pranë eliminimit.


Drejtimin e mori Dalic dhe ish-trajneri i Dinamos sonë tregoi një guxim të rrallë, sepse e mori Kroacinë pak ditë para superndeshjes në Ukrainë, ku i duhej fitorja. Ia doli mbanë, një fitore 2-0 e çoi në play-off, ku Kroacia hoqi qafe me lehtësi Greqinë.

Tani Federata Kroate është bindur se ka gjetur njeriun e duhur, sepse Dalic ishte punësuar përkohësisht, sa për të mbyllur kualifikueset.

Presidenti i Federatës, legjendari Davor Suker, shkruan në faqen zyrtare të Federatës: “Në kualifikueset kundër Ukrainës Zlatko Dalic ka justifikuar absolutisht besimin që kishim tek ai, duke konfirmuar se ishte zgjedhja e duhur”.

“Ramë shumë shpejt dakord në tetor, e njëjta gjë edhe tani, pasi kemi objektiv të përbashkët suksesin e kombëtares kroate. Përgëzoj trajnerin, i cili ka treguar se e meriton të konfirmohet dhe do të bëjmë gjithçka që Kroacia të përgatitet në mënyrë perfekte për Kupën e Botës”.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori