LAJMI I FUNDIT:

Tri në një – ushtrimi për tendosje të duarve, muskujve të stomakut dhe vitheve

Tri në një – ushtrimi për tendosje të duarve, muskujve të stomakut dhe vitheve

Është koha që treningun tuaj ta ngrini në nivel më të lartë

Ushtrimi i cili do t’ju mundësojë që më shpejt dhe më mirë të forconi muskujt e duarve, stomakut, si edhe vitheve – është shtytja me variacion. Detajet në vazhdim.


Ky tip i shtytjes është i ngjashëm me atë klasik, për pozitën e trupit dhe pozitën fillestare për ekzekutim, mirëpo përmban edhe disa lëvizje shtesë, të cilat e bëjnë më efikas, transmeton Telegrafi.

Si ta bëni shtytjen me variacion?

Pozita fillestare është e njëjtë si edhe për shtytjen klasike, me mbështetje në parallëra dhe gishta të këmbëve, drejtimin e kurrizit dhe ngritjen e komblikut në nivel me kurrizin, ashtu që vithet të jenë lart.

Është shumë me rëndësi t’i forconi muskujt e stomakut dhe të gluteusit, në mënyrë që t’i aktivizoni gjatë ekzekutimit të kësaj shtytjeje.

Variacionet e shtytjes bëhen kur nga pozita, siç është e përshkruar më lart, njërën këmbë e ngrini lart, duke mos ndryshuar pozitën e trupit, dhe duke pasur kujdes që kombliku gjithë kohën të jetë paralel me dyshemenë.

Në këtë pozitë këmbën mbajeni 3 sekonda, kthejeni në pozitën fillestare, dhe të njëjtin veprim përsëriteni me këmbën tjetër, gjë që të dyja bashkë llogariten si një përsëritje.

Është e nevojshme që t’i bëni gjithsej 10 përsëritje.

Duke e bërë këtë ushtrim, keni angazhuar muskujt e pjesës së sipërme të trupit – para së gjithash, të duarve dhe të stomakut, por edhe të vitheve, gjë që forcon gjithë torzonë, andaj rekomandohet që shtytja me variacion të jetë pjesë e rutinës suaj të rregullt, përkatësisht e treningut të forcës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është

Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"

Aksesorë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Kalo në kategori