LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, konferencë për sëmundje të rralla në ASHAM

Maqedoni, konferencë për sëmundje të rralla në ASHAM

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot e organizoi konferencën e gjashtë për sëmundje të rralla.

Konferenca është për pediatër, internistë, neurologë, nefrologë, mjekë për mjekësi familjare, gjenetikë, biokimistë, biologë, mjekë nga Maqedoni dhe Evropa Juglindore.

“Falë këtyre takimeve disa sëmundje që më parë nuk mjekoheshin në vend tani mjekohen. Njëkohësisht, gjene të reja, mekanizma të rinj molekular të gjenezës së sëmundjeve dhe mjekimeve të reja rezulton nga hulumtimet edhe në vendin tonë”, njoftoi ASHAM.


Mbështetës të konferencës janë Shoqata e mjekëve të Maqedonsië dhe Oda e Mjekëve të Maqedonisë./Telegrafi/