LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Premtuan jetë e i rritën çmimet

OBRM-PDUKM: Premtuan jetë e i rritën çmimet

OBRM-PDUKM-ja ka vazhduar me kritika ndaj LSDM-së që është duke udhëhequr me Qeverinë e Maqedonisë.

Nga partia e Gruevskit thonë se LSDM-ja premtoi jetë të re në Maqedoni por janë duke i rritur çmimet për çdo formë të jetesës.

”Në vend që të përmbushin premtimet për jetë më të mirë në Maqedoni, LSDM-ja për një javë paralajmëroi se do t’i rris akcizat për derivatet me çka e dëmton buxhetin familjar dhe do të merr shuma të majme nga buxheti familjar. Gjithashtu do ta rrisin nivelin e tatimit personal dhe do t’i rris çmimet e parkingut” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.


Nga kjo parti thonë se kjo nuk është jetë e re por gënjeshtër e madhe. /Telegrafi/