LAJMI I FUNDIT:

Lëndimi i Icardit nuk është serioz, i gatshëm për Atalantan

Lëndimi i Icardit nuk është serioz, i gatshëm për Atalantan
MILAN, ITALY - NOVEMBER 05: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano reacts during the Serie A match between FC Internazionale and Torino FC at Stadio Giuseppe Meazza on November 5, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Luciano Spalletti mund të qëndrojë i qetë, lëndimi i Mauro Icardit nuk është serioz.

Kapiteni i zikaltërve nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë, e për të bëhet fjalë vetëm për një ndalesë disaditore, gjatë të cilave duhet t’i nënshtrohet fizioterapisë dhe një programi stërvitor të diferencuar.

Pas ndeshjes së Torinos, në shtëpinë e Interit u shqetësuan dhe iu frikësuan një dëmtimi të rëndë të Icardit, por testet mjekësore treguan se një pistë e tillë përjashtohet totalisht.


Argjentiasi pësoi vetëm një goditje, e për pasojë duhet të punojë i diferencuar.

Një gjë e tillë bën që Spalletti “të flejë i qetë”, duke pasur parasysh se kampionatet janë ndalur për një javë, për shkak të impenjimeve të ekipeve kombëtare, disa në “play off”-e e disa të tjera në takime miqësore.

Lajmi konfirmohet edhe nga komunikata zyrtare e klubit të Interit, ku thuhet ndër të tjera se lojtari ka pësuar vetëm një goditje dhe inflamacion në pjesën e brendshme të gjurit të djathtë, gjatë takimit të së dielës kundër Torinos në San Siro.

Për të parashikohen katër apo pesë ditë rikuperimi, përmes programit të diferencuar dhe do të jetë sërish në dispozicion të urdhrave të trajnerit Spalletti.

Deri më tani në këtë sezon 24-vjeçari ka shënuar 11 gola. Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Atalantas. /TCh/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Premier League
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – zbulohen dy kandidatët potencialë

La Liga
Kalo në kategori