Maria Bamieh, e njohur në Kosovë, për ekspozimin e korrupsionit në EULEX, është një nga temat kryesore në mediat britanike pasi ajo po përballet në gjykatën britanike për rolin e saj në aferat korruptive të institucionit të themeluar nga BE-ja.
Maria Bamieh thotë se Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe nuk do t’i shqyrtojë pretendimet e një marrëveshje të fshehtë ndërmjet zyrtarëve të EULEX-it dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë.
Diplomatë të Zyrës së Jashtme, sipas rrëfimit që ajo ka dhënë për “The Guardian” donin që ajo si informatore të “mbyllte njërin sy” në aferat korruptive në misionin më të madh të BE-së në Kosovë. Të njëjtat deklarime, Bamie ia ka dërguar edhe një gjykate në Britani, raporton Insajderi.
Maria Bamie, një avokate me bazë në Londër, tha se zyrtarët e Zyrës së Jashtme që njihet me shkurtesën FCO kanë refuzuar të marrin çfarëdo hapi që të konfirmojnë pretendimet e saja për bashkëpunim mes zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë. Në vend të kësaj, ajo pretendon se zyrtarët e Britanisë së Madhe, i kanë thënë asaj që të injorojë provat e pagesave të paligjshme.
Pretendimet e bëra kundër zyrës së Jashtme janë bërë të qarta edhe në dokumentet e paraqitura në Gjykatën Qendrore të Londrës. Pretendimet e Bamieh kundër EULEX-it, misionit të BE-së në Prishtinë, ishin publikuar në vitin 2014 në “The Guardian” por edhe në mediat e Kosovës.
Bamieh thotë se ajo u detyrua të hiqte dorë nga puna e saj si prokurore në EULEX pasi gjeti prova për pretendimet e saja se stafi i lartë i EULEX kishte marrë ryshfet dhe po bashkëpunonte me vrasësit.
EULEX sipas “The Guardian” i ka kushtuar buxhetit të BE-së plot 1 miliard euro që prej kohës kur u krijuar me qëllimin e vetëm, ndjekjen e “peshqve të mdhenjë” që gjendeshin mes politikanëve të Kosovës e që dyshohen për përfshirje në krim të organizuar.
Pretendimet e Bamie, së bashku me një numër të madh të dokumenteve komprimituese në mediat kosovare, sic raporton “The Guardian” kanë përfocuar përshtypjen që EULEX mund të jetë bërë pjesë e problemit të cilin ishte krijuar ta zgjedhë. Për to kishte raportuar Vehbi Kajtazi, atëkohë gazetar i “Kohës Ditore”, tash kryeredaktor i Gazetës Online “Insajderi”.
Dokumentet pohojnë se Bamieh, e cila ishte e punësuar nga Zyra e Jashtme e Britansië së Madhe në EULEX, fillimisht ngriti shqetësimet e saja me një zyrtar qeveritar të Mbretërisë së Bashkuar në qershor të vitit 2012.
Bamieh tregon se ishte takuar me udhëheqësin e kontingjentit britanik, në një bar bistro në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Ajo i kishte thënë diplomatit, i cili ishte i emëruar në Gjykatë, se ka dokumente relevante, duke përfshirë transkriptet e përgjimeve, ku njerëzit e përfshirë në krime, informoheshin për hetimet e saja për këtë çështje.
Ajo pretendon, se ky zyrtar i lartë, as që i shikoi provat dhe në vend të kësaj ai e kishte këshilluar që të “mbyllte njërin sy” sa i përket kësaj çështje.
Sipas këtyre dokumenteve tregohet se zyrtarë të Minsitrisë së Jashtme në Britani, në mënyrë të përsëritur kanë hedhur poshtë pretendimet për këto akuza.
Dokumentet e Bamieh të dërguara në Gjykatë, tregojnë se ajo i ksihte treguar për këto cështje, edhe ambasadorit të Mbretësisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff. Sipas “The Guardian”, Bamieh ia kishte treguar këto dokumente, ambasadorit në një takim që ka ndodhur në vitin 2014.
Në vend të reagimit, Bamieh tregon se Britania nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Avokati i Bamieh, Peter Daly, një nga specialistët e të drejtave të njeriut, tha se rasti i “Maria Bamieh shtron një pyetje shumë shqetësuese edhe për BE-në por edhe për Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar”.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i kanë hedhur poshtë këto akuza, në një prononcim për “The Guardian” duke thënë se do t’i lihet drejtësisë që të qartësojë gjithë këtë histori..
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia vazhdon me kontrollet në trafik, gjatë fundjavës shqiptoi 1570 gjoba

Aksident në Shkup, përmbyset një makinë

Mickoski dhe Gashi thonë se shumica parlamentare është stabile, pas 1 majit do të dihet nëse Taravari do të largohet nga qeveria

Detaje nga therja me thikë në Ferizaj – viktima është një i mitur

Regjistrimi i fakteve të gjendjes civile, MPB njofton se afati i fundit për aplikim është 30 prilli

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Humb jetën një vajzë nga Skenderaj – policia nis hetimet

Vetura e policisë përfshihet në aksidentin zingjiror në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pesë persona të lënduar

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Nis operacioni për 8-vjeçarin e zhdukur në Gjilan, kërkimet po bëhen edhe me dronë

Dalin pamjet e momentit kur eskaloi situata në ndeshjen mes Bashkimit dhe Pejës

Gakpo hedh bombën për të ardhmen e Alexander-Arnold pas festës së titullit

Mediat spanjolle konfirmojë datën se kur do të largohet Ancelotti nga Real Madridi

Zhduket një 8-vjeçar në Gjilan, familjarët kërkojnë ndihmë urgjente: Është me autizëm