“Edhe krahas Brexit-it, mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë”

Edhe krahas Brexit-it, mbështetja bilaterale nga Mbretëria e Bashkuar për Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë, është porosia që presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e ka marrë në takimet e sotme në Londër me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, John Bercow dhe me kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit britanik Lord Fowler.
Siç kumtuan nga kabineti i Ivanovit, presidenti i Maqedonisë Ivanov ka theksuar se në takimet kanë biseduar për çështjen më aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, për Brexit.
“Kjo është diçka krejtësisht e re. Vijon procedurë e madhe e cila deri më tani nuk ka ekzistuar, nuk ka përvojë për atë që do të zhvillohet. Bindja e tyre është se çka do që të ndodhë, në planin bilateral do të forcohet mbështetja që e kemi nga Britania e Madhe, se ajo do të vazhdojë”, ka theksuar Ivanov pas takimeve që i ka pasur sot në Londër.
Në dy takimet u bë fjalë për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 25 vjet nga krijimi i marrëdhënieve diplomatike.
“E hapëm çështjen për formimin e grupit parlamentar për miqësi në Parlamentit britanik, sepse në Parlamentin e Maqedonisë tani më është formuar dhe të vazhdojë bashkëpunimi midis parlamenteve.
Gjithashtu, vitin e ardhshëm Mbretëria e Bashkuar është nikoqir i Procesit të Berlinit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë. Edhe pse ato janë në fazë të Bregzitit, megjithatë obligimet e tyre që i kanë ndërmarrë po i realizojnë. Ne kemi shprehur pritje të vazhdojnë me mbështetjen e tyre ndaj rajonit dhe ndaj Republikës së Maqedonisë, siç e kanë bërë atë deri më tani”, theksoi presidenti Ivanov.
Në takimet me kryetarët e Dhomës së Lartë dhe të Ulët të Parlamentit britanik janë këmbyer mendime për situatat në rajon, duke e përfshirë edhe krizën e emigrantëve dhe rolin e Republikës së Maqedonisë në përballjen me të./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker