LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov hap zyrë avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov hap zyrë avokati

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov, sot ka hapur zyrë avokati në lagjen Kapishtec në Shkup.

Në maj të këtij viti, pasi ministrat e rinj të qeverisë së LSDM-së morën funksionet, Todorov i cili u zgjodh deputet, në profilin e tij në Facebook njoftoi se do të tërhiqet nga pozita e deputetit dhe do ta vazhdojë profesionin tij si avokat, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Duke pasur parasysh se planifikoj që në të ardhmen të veproj në profesionin tim si avokat, si dhe të jep kontribut për aktivitetet partiake, më lejoni t’ju informoj se kam vendosur të tërhiqem nga funksioni i deputetit në Kuvendin e Maqedonisë”, njoftoi Todorov.

Përndryshe, Todorov është një nga ministrat e qeverisë së Gruevskit, për të cilët qytetarët kërkuan dorëheqje, për shkak të numrit të madh të vdekjeve dhe u emërua me epitetin “ministri i vdekjes”./Telegrafi/