LAJMI I FUNDIT:

Ergys Kaçe, jashtë planeve të trajnerit të PAOK-ut

Ergys Kaçe, jashtë planeve të trajnerit të PAOK-ut
Getty Images

Kushdo që i ka ndjekur dy ndeshjet e fundit të Kombëtares shqiptare të futbollit, ka vënë re të paktën një detaj: Ergys Kaçe është një mesfushor me të ardhme të madhe përpara.

Mirëpo, paraqitjet e djaloshit kundër dy kampionëve të botës, nuk i mjaftojnë trajnerit të PAOK-ut për ta aktivizuar atë në Greqi.

Ai çmohet te Kombëtarja e Shqipërisë (Getty Images)

Së fundmi, shqiptari nuk figuron më në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshje.


Edhe në përballjen e PAOK-ut ndaj Asteras Tripolis, shqiptari nuk ka qenë i përfshirë as në 18-she.

Mediat greke nuk japin informacione, mirëpo trajneri në ndeshjen pasardhëse të kombëtareve ka thënë se e kishte gjetur konfigurimin ideal dhe nuk preferonte të bënte shpesh ndryshime.

Kaçe nuk vlerësohet nga trajneri i PAOK-ut (Getty Images)

Pritet të shihet se a do të qëndrojë mesfushori te PAOK-u, apo të luajë diku tjetër pas afatit të janarit.

E ardhmja e Kaçes mund të jetë në Portugali
Lexo po ashtu E ardhmja e Kaçes mund të jetë në Portugali

Kujtojmë që Kaçe në dy raste ka qenë i huazuar. Në sezonin 2011/2012 ai luajtu te Anagennisi Epanomi.

Ndërkaq, në vitin e kaluar futbollisti shqiptar ishte i huazuar te Viktoria Plzen. /Panorama/Telegrafi/